Moska dhe Teherani nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e centraleve bërthamore në Iran Kremlini dhe Teherani nënshkruan ditën e sotme një memorandum për ndërtimin e centraleve të vegjël bërthamorë në Iran, njoftoi kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom. Marrëveshja u nënshkrua në Moskë nga kreu i Rosatom-it, Aleksei Likhachov, dhe zyrtari kryesor i Iranit për çështjet e energjisë bërthamore, Mohammad Eslami, Eslami, i cili është gjithashtu zv.president i Iranit, kishte deklaruar më herët këtë javë për mediat shtetërore iraniane se plani parashikon ndërtimin e tetë centraleve bërthamore, ndërsa Teherani synon të sigurojë deri në vitin 2040 një kapacitet prej 20 GW energji bërthamore. Irani, i cili vuan nga mungesa e energjisë elektrike gjatë muajve kur ka kërkesë të lartë, aktualisht ka vetëm një central bërthamor funksional, në qytetin jugor Bushehr, i ndërtuar nga Rusia, me një kapacitet rreth 1 GW. Rusia ka marrëdhënie të ngushta me Iranin dhe ka dënuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajin qershor të këtij viti, të cilat u kryen me qëllimin për të ndaluar Teheranin që të përvetësonte një bombë bërthamore. Teherani këmbëngul se nuk ka një qëllim të tillë. loading…
Iran Moska shpall Moska dhe Teherani nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e centraleve…