Erion Braçe inspekton njësitë e Tiranës: IMT ka prishur një objekt dhe ka lënë mbetjet,…

Erion Braçe inspekton njësitë e Tiranës: IMT ka prishur një objekt dhe ka lënë mbetjet,…

Pikat kryesore

  • Në një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen mjedisore në zonën pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për banorët.
  • Braçe shprehet se në anën veriore të godinës së fakultetit, është krijuar një grumbull i madh mbetjesh, pas prishjes së një objekti nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).
  • Sipas tij, ndërhyrja ka mbetur e papërfunduar, duke lënë pas inerte dhe mbeturina në mes të zonës së banuar.

Në një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen mjedisore në zonën pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për banorët. Braçe shprehet se në anën veriore të godinës së fakultetit, është krijuar një grumbull i madh mbetjesh, pas prishjes së një objekti nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT). Sipas tij, ndërhyrja ka mbetur e papërfunduar, duke lënë pas inerte dhe mbeturina në mes të zonës së banuar. “Plehrishtja këtu ju përkeqëson jetën banoreve dhe u bën nder minjve qe i nxora vete nga video se me erdhi turp edhe me shume! Ky nuk është lirim hapësire publike, është zënie e hapësirës publike me plehrishte”, shkruan Braçe. NE #TERRITOR, SI #DEPUTET I 5✋ses-SI CDO DITE KJO ESHTE ANA VERIORE E FAKULTETIT JURIDIK, MU NE MURR-PLEHRISHTJA E SHOQERON! IMT ka prishur nje objekt ketu dhe ka lene mbetjet; Nje jave me pare u pastrua nje pjese se rruga ishte e zene me mbetje; mbaroi nafta, u mbush makina e nuk bente dot rruge tjeter apo kaq donin te hiqnin, nuk di te them. Por qe kjo gjendje eshte turp ua them qe cke me te; Shihni, jemi mes lagjes, ne murr te fakultetit, mes pallateve luks, pallateve te vjetra qe lengojne dhe prane depozitave te tyre te ujit; Plehrishtja këtu ju përkeqëson jetën banoreve dhe u bën nder minjve qe i nxora vete nga video se me erdhi turp edhe me shume! Ky nuk është lirim hapësire publike, është zënie e hapësirës publike me plehrishte!

Lini një Përgjigje