Pikat kryesore
- Egnatia zbriti sot në fushë për ndeshjen e saj të parë miqësore, teksa përballë kishte bullgarët e CSKA Sofias, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
- Kampionët e Superiores u larguan nga kjo sfidë me një disfatë 3-2.
- Për rrogozhinasit realizuan Alessandro Albanese dhe Mal Junuzi.
Egnatia zbriti sot në fushë për ndeshjen e saj të parë miqësore, teksa përballë kishte bullgarët e CSKA Sofias, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kampionët e Superiores u larguan nga kjo sfidë me një disfatë 3-2. Për rrogozhinasit realizuan Alessandro Albanese dhe Mal Junuzi. Pavarësisht humbjes, për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede, këto përballje shërbejnë si prova të rëndësishme për të mbërritur me një kontigjent të gatshëm në raundin e parë të Champions League, ku shorti i UEFA-s i hedhur në Nyon të Zvicrës i ka vendosur përballë moldavëve të Petrocub.