Pikat kryesore
- Një histori që nisi si një skenë filmash në fushën e futbollit, ka përfunduar me një surprizë të hidhur për futbollistin nga Kosta Risa, Derrickson Quiros.
- Vetëm tre ditë pasi i propozoi për martesë partneres së tij në stadium, përpara mijëra tifozëve të ekipit Xelajú në Guatemalë, lojtari ka njoftuar fundin e fejesës dhe të lidhjes së tyre.
- Quiros u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një “PO” që u shoqërua me duartrokitje dhe puthje, por lumturia zgjati vetëm 72 orë.
Një histori që nisi si një skenë filmash në fushën e futbollit, ka përfunduar me një surprizë të hidhur për futbollistin nga Kosta Risa, Derrickson Quiros. Vetëm tre ditë pasi i propozoi për martesë partneres së tij në stadium, përpara mijëra tifozëve të ekipit Xelajú në Guatemalë, lojtari ka njoftuar fundin e fejesës dhe të lidhjes së tyre. Quiros u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një “PO” që u shoqërua me duartrokitje dhe puthje, por lumturia zgjati vetëm 72 orë. Quiros u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një “PO” që u shoqërua me duartrokitje dhe puthje, por lumturia zgjati vetëm 72 orë. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, futbollisti konfirmoi ndarjen, duke kërkuar respekt për privatësinë e tij dhe duke theksuar se tashmë do të përqendrohet tërësisht te karriera e tij profesionale dhe zhvillimi personal. Quiros u shpreh se kjo ishte një situatë e vështirë personale, por zgjodhi ta menaxhojë me pjekuri, pa dhënë detaje mbi arsyet që çuan në këtë kthesë drastike të ngjarjeve.