Enver Hoxha: SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga…

Enver Hoxha: SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga…

Pikat kryesore

  • Tentativa për të kthyer Tiranën në kaos dhe molotovët në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e kanë ulur mbështetjen e qytetarëve për PD në këtë fillim marsi, më e ulëta nga zgjedhjet e 11 majit.
  • Kurse ndryshimet e pritshme nga socialistët të kabinetit qeveritar, kanë lënë PS në të njëjtat kuota, bindshëm forcë e parë politike në Shqipëri.
  • Pyetjes në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot, 47.7 përqind u përgjigjën se do votonin për PS, ndërsa 25 përqind për PD.

Tentativa për të kthyer Tiranën në kaos dhe molotovët në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e kanë ulur mbështetjen e qytetarëve për PD në këtë fillim marsi, më e ulëta nga zgjedhjet e 11 majit. Kurse ndryshimet e pritshme nga socialistët të kabinetit qeveritar, kanë lënë PS në të njëjtat kuota, bindshëm forcë e parë politike në Shqipëri. Pyetjes në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot, 47.7 përqind u përgjigjën se do votonin për PS, ndërsa 25 përqind për PD. 22.3 përqind deklaruan se nuk do votonin asnjë nga dy partitë e mëdha, por një forcë të re politike. Ndërsa 5 përqind thanë se partitë e vogla ekzistuese. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%.

Lini një Përgjigje