Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë…

Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë…

Pikat kryesore

  • Tritan Kalo, vendit i duheni ju si drejtues per opoziten, se popullin opozitar Shqiperia e ka dhe eshte gati”, shkruan ai.
  • Një konsideratë që doktori e ka marrë me sportivitet dhe nuk kursen ironinë.
  • “Ju faleminderit për konsideratën, por Doktorët e treguan dhe po e tregojnë veten se ata NUK janë të mirë-përgatitur për politikën e madhe.

Tritan Kalo, mjeku hero i Spitalit Infektiv, i cili u shndërruar në një figurë shumë të dashur për shqiptarët veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, ka bërë thirrje për një opozitë të “mirëbashkua e të plotëpërgjegjshme” për shpëtimin e vendit. Nisur nga zhvillimet e fundit në vendin tonë, mjeku që tashmë edhe përse është në pension nuk i ndal këshillat për shqiptarët dhe atdheun, shkruan: “Vendit urgjentisht i duhet një opozitë e mirëbashkuar, e mirëorientuar dhe e plotëpërgjegjëshme për ROLIN e saj, që të vej në shinat e zhvillimeve reale demokratike “trenin e vidhisur” të demonkracisë në Shqipërisë e këndej Drinit.” Mirëpo, një qytetar, ndoshta mik i doktorit, i shkruan se populli opozitar në Shqipëri është gati, por se i duhet një drejtues, duke propozuar emrin e Tritan Kalos. “I nderuar Prof. Dr. Tritan Kalo, vendit i duheni ju si drejtues per opoziten, se popullin opozitar Shqiperia e ka dhe eshte gati”, shkruan ai. Një konsideratë që doktori e ka marrë me sportivitet dhe nuk kursen ironinë. “Ju faleminderit për konsideratën, por Doktorët e treguan dhe po e tregojnë veten se ata NUK janë të mirë-përgatitur për politikën e madhe. Unë kontribuoj me aq sa mundem edhe tash në pension, sepse më dhimbset toka ku më ka lerë koka”, përgjigjet mjeku Tritan Kalo.

Lini një Përgjigje