Egnatia, çmenduri në Champions/ Skuadra shqiptare barazon 3-3 me rivalin slloven, Celje

Egnatia, çmenduri në Champions/ Skuadra shqiptare barazon 3-3 me rivalin slloven, Celje

Pikat kryesore

  • Egnatia arriti një barazim spektakolar në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Champions.
  • Skuadra kampione e Shqipërisë u ndal në rezultatin 3-3 në shtëpi përballë ekipit nga Sllovenia, Celje, ndërsa dueli ishte tërësisht i hapur.
  • Trajneri Nevil Dede I habiti të gjithë duke lënë në stol kapitenin Aleksi, dhe mbrojtja e ndjeu mungesën e tij.

Egnatia arriti një barazim spektakolar në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Champions. Skuadra kampione e Shqipërisë u ndal në rezultatin 3-3 në shtëpi përballë ekipit nga Sllovenia, Celje, ndërsa dueli ishte tërësisht i hapur. Trajneri Nevil Dede I habiti të gjithë duke lënë në stol kapitenin Aleksi, dhe mbrojtja e ndjeu mungesën e tij. Gjithsesi, Egnatia shënoi e para me autor goli Bitrin, edhe pse sllovenët përmbysën rezultatin në 2-1 pas 55 minutash lojë. Ekipi ynë barazoi sërish me rrjetën nga Medeiros, por Celje iu afrua fitores me golin për 3-2 në minutën e 67-të. Gjithsesi, Egnatia siguroi barazimin kur realizoi blerja e re, Diabaté. Ky rezultat ndihmon më shumë sllovenët, por gjithsesi çështja e kualifikimit mbetet e hapur për t’u përcaktuar në ndeshjen e dytë që do të luhet në 28 korrik. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Egnatia sërish në Champions/ Skuadra shqiptare luan sonte ndeshjen e parë të turit të dytë Egnatia kualifikim në Champions/ Fitore 6-1 ndaj rivalit Petrokub në “Arenën” e Rrogozhinës Egnatia del “gjallë” nga “ferri”/ Kampionia e Shqipërisë barazon në Moldavi në Champions

Lini një Përgjigje