Pikat kryesore
- Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.
- Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria.
- Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”.
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se Policia e Shtetit po heton në 3 pista. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuç shtoi se pista e parë është ajo e mosnjohjes së rrugëve nga drejtuesi, e dya një defekt teknik i betonieres dhe e treta është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit. Sipas Karamuços, zona ku ndodhi ngjarja e rëndë është problematike për aksidente. “Mesa jam në dijeni, policia e shtetit ka 3 versione. Këto 3 pista, e para është mungesa e vëmendjes dhe njohurive mbi rrugën, sinjalistikat rrugore. Versioni i dytë, një defekt teknik i automjetit dhe versioni i tretë është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit të automjetit. Këto të treja po hetohen nga policia. Kjo rrugë është tepër e rrezikshme. Në atë orar nuk duhet të qarkullonte betonierja. Kemi edhe turistë në rrugë, edhe njerëz që ikin me pushime, edhe betoniere në rrugë. Janë shumë problematike këto”, theksoi ai. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SHBA e shqetësuar nga e majta ekstreme/ Karamuço: Ka hetime aktive edhe në Shqipëri, situata po monitorohet Sulmet online ndaj bizneseve, Karamuço: Limitet e një terrorizmi kibernetik. Po dëmtojnë ekonominë dhe turizmin Ikballe Huduti “non grata” në Shqipëri/ Karamuço: Do ketë arrestime. Autoritetet kanë identifikuar persona të tjerë