E mori “aminin” e partisë për mandatar, zgjidhja te Konjufca apo te zgjedhjet?

E mori “aminin” e partisë për mandatar, zgjidhja te Konjufca apo te zgjedhjet?

Pikat kryesore

  • Lëvizja Vetëvendosje vetëvendosi sot të propozojë Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë së re.
  • Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të subjektit, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se nuk do ta kërkojë mandatin e dytë për vete.
  • “Unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjufcës”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se ai dhe Konjufca do të ndërronin pozitat që ishin paraparë në përbërjen e Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje vetëvendosi sot të propozojë Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë së re. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të subjektit, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se nuk do ta kërkojë mandatin e dytë për vete. “Unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjufcës”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se ai dhe Konjufca do të ndërronin pozitat që ishin paraparë në përbërjen e Qeverisë së re. Glauk Konjufca, i cili në Qeverinë “Kurti 2” ka pasur postin e zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, tha se e pranon këtë propozim “me përulje”, duke e vlerësuar si detyrim ndaj interesit publik. “Me përulje po e pranoj këtë nominim për mandat kryeministri. Këtë e bëj si thirrje nga detyra e cila na shndërron në shërbëtorë të interesit publik. VV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla, së pari shmangia e dy parazgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe votimin e buxhetit për vitin 2026. […] E pafalshme nëse për shkak të tekave të partive politike e humbim këtë mundësi”, deklaroi Konjufca. Megjithatë, propozimi për mandatin e tij nuk u prit me mbështetje nga ish-opozita, e cila njëzëri ripërsëriti qëndrimin: Zgjedhjet janë zgjidhje! “Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione. Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thanë nga subjekt politik. Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu vlerësoi se mandati nuk mund të realizohet pa shumicën, e se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri. “Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se është bërë qartazi e dukshme për opinionin publik dhe për të gjitha subjektet parlamentare se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re. Në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës. n Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, deklaruan nga LDK-ja. Sakaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes liderit Ramush Haradinaj, kërkoi respektim të afatit kushtetues. “Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkroi kreu i AAK-së. Njëherësh reagim pati edhe nga Nisma Socialdemokrate, e cila i bëri thirrje Presidentes të mos zvarrisë procesin. “NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës”, shkruhet në reagimin e Nismës. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 16:15 Murati: Kushtetuta parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë 11/04/2025 16:14 “LVV bëri kompromisin e saj, tani do të shihet nëse opozita vepron për shtet apo për pushtet” 11/04/2025 16:13 E mori “aminin” e partisë për mandatar, zgjidhja te Konjufca apo te zgjedhjet?

Lini një Përgjigje