Pikat kryesore
- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe propozimin për kryeministër.
- Për ta konstituuar Kuvendin, LVV e ndryshoi propozimin e saj, edhe pse ajo ishte deputetja më e votuar të legjislacionit.
- Tani, për të shmangur rrezikun që vendi të mbetet pa buxhet, në vend të politikanit më të votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurtin, po e propozojmë Glauk Konjufcën për kryeministër.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe propozimin për kryeministër. Ai ka deklaruar se Vetëvendosje ka bërë një kompromis duke ndryshuar kandidatin e saj për kryeministër, pavarësisht se sipas tij, kandidati i saj fillestar ishte deputeti më i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare. “LVV e bëri kompromisin e saj, përsëri. Për ta konstituuar Kuvendin, LVV e ndryshoi propozimin e saj, edhe pse ajo ishte deputetja më e votuar të legjislacionit. Tani, për të shmangur rrezikun që vendi të mbetet pa buxhet, në vend të politikanit më të votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurtin, po e propozojmë Glauk Konjufcën për kryeministër. Tash do ta kuptojmë se a e ka opozita për shtet apo për pushtet!” ka shkruar Bajqinovci. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 16:15 Murati: Kushtetuta parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë 11/04/2025 16:14 “LVV bëri kompromisin e saj, tani do të shihet nëse opozita vepron për shtet apo për pushtet” 11/04/2025 16:13 E mori “aminin” e partisë për mandatar, zgjidhja te Konjufca apo te zgjedhjet?