Pikat kryesore
- Kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, vetëm 37% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në.
- Po ama, nga ana tjetër, për PD-në (partinë kryesore të opozitës) votuan vetëm 22%.
- Ndërsa 41% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare.
Nga Eduard Zaloshnja Pas zgjedhjeve të 2013-ës (kur 1 milion votues tw kwtushwm votuan për Ramën kryeministër dhe për Berishën vetëm 680 mijë), rezultatet e zgjedhjeve (si dhe sondazhet që kam zhvilluar) tregojnë se shqiptarët kryesisht votojnë për të keqen më të vogël. Domethënë, jo për të keqen më të madhe…. Kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, vetëm 37% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në (partinë kryesore të opozitës) votuan vetëm 22%. Ndërsa 41% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël… Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, vetëm 40% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në (partinë kryesore të opozitës) votuan vetëm 32.5%. Ndërsa 27.5% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël… Në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, vetëm 40.2% e banorëve të rritur të vendit votuan për PS-në në pushtet. Po ama, nga ana tjetër, për PD-në dhe bishtat e saj votuan vetëm 26.4%. Ndërsa 33.4% ose votuan për parti sekondare ose nuk votuan fare. Domethënë u votua për të keqen më të vogël… Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar nga 2013-ta e këtej, asnjëherë nuk ka rezultuar që të paktën gjysma e popullsisë së rritur të vendit të jetë e kënaqur me punën e qeverisë. Po ama, nga ana tjetër, pakënaqësia ndaj opozitës ka qenë shumë më e madhe.