Pikat kryesore
- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Koplikut.
- Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete rreth orës 15:10.
- Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dy shoferët.
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Koplikut. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete rreth orës 15:10. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dy shoferët. Ata ajnë dërguar në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmë mjekësore. “Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.