Pikat kryesore
- Gazetari investigativ Artan Hoxha në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me vrasjen e regjistruar në Elbasan ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.
- Hoxha e lidhi vrasjen me ngjarjet e fundit të ndodhur në vend ku mbetën të vrarë disa persona ndërsa theksoi se hetimet nuk kanë arritur të arrestojnë autorët.
- Ai shtoi se vrasjet e mëparshme kanë lidhje me krimin e organizuar dhe se dallohet se ku ka dorë një grup i strukturuar ose konflikte ortakësh siç ka ndodhur në rastin e Elbasanit.
Gazetari investigativ Artan Hoxha në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me vrasjen e regjistruar në Elbasan ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla. Hoxha e lidhi vrasjen me ngjarjet e fundit të ndodhur në vend ku mbetën të vrarë disa persona ndërsa theksoi se hetimet nuk kanë arritur të arrestojnë autorët. Ai shtoi se vrasjet e mëparshme kanë lidhje me krimin e organizuar dhe se dallohet se ku ka dorë një grup i strukturuar ose konflikte ortakësh siç ka ndodhur në rastin e Elbasanit. Gazetari shton se në Elbasan kohët e fundit ka rënë një qetësi pasi dy grupet e reja kanë fituar luftën me grupet e vjetra duke marrë kontrollin e qytetit. “Elbasani është një arterie shumë kyçe nga veriu në jug nga lindja në perëndim kryqëzohen ne këtë qytet. Plus edhe për fuqinë financiare që arritën grupet e Elbasanit sidomos 5-6 vitet e fundit për fuqinë financiare qe garantuar. Edhe një pjesë e mirë i shohim në gjykim e sipër del niveli i intrigave që kanë qenë me njërit-tjetrin. Problemin më të madhe e kemi me ngjarjet e rënda që kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha Hoxha.