Pikat kryesore
- Në procesin gjyqësor për dosjen “SASPAC” ku të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme paraqiti përpara gjykatës një provë të re.
- Elida Kaçkini solli si provë të re në proces një laptop , i cili është sekuestruar më herët në kuadër të këtij hetimi, në pronësi të Alfred Nikollit.
- Konkretisht prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë exeli, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga Nikolli në eventin “Festa”.
Në procesin gjyqësor për dosjen “SASPAC” ku të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme paraqiti përpara gjykatës një provë të re. Elida Kaçkini solli si provë të re në proces një laptop , i cili është sekuestruar më herët në kuadër të këtij hetimi, në pronësi të Alfred Nikollit. Konkretisht prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë exeli, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga Nikolli në eventin “Festa”. Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt, për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj ora 10.00 për seancën e radhës. Të premten e ardhshme avokatët do të mbajnë qëndrimin e tyre lidhur me këtë prove të re të organit të akuzës. Pas këtij momenti, GJKKO do të shprehet për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Lidhur me këtë çështje mbahen në masën shtrënguese “arrest në burg” Ilir Beqaj ish-drejtor i SASPAC si dhe Ermal Kurtulaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria prodhon anije në Pashaliman/ Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë Marrëveshja, Shqipëria jo vetëm përfituese/ Qeveria: 6 miliardë dollarë investime mbeten në Shqipëri Goditje varësie nga gazi rus/ Marrëveshja për gazin, SHBA synon forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin