Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

Pikat kryesore

  • Procesi i fshirjes së detyrimeve pritet të nisë brenda muajit maj, pasi aktet nënligjore janë tashmë në fazën përfundimtare.
  • Ministri i Financave, Petrit Malaja bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohen udhëzimet përkatëse, si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e borxheve dhe se brenda muaji maj do të jena gati për zbatim.
  • “Për sa i përket akteve nënligjore, ato janë drejt fazës finale të tyre dhe shumë shpejt do të dalim me udhëzimet përkatëse si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e detyrimeve.

Procesi i fshirjes së detyrimeve pritet të nisë brenda muajit maj, pasi aktet nënligjore janë tashmë në fazën përfundimtare. Ministri i Financave, Petrit Malaja bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohen udhëzimet përkatëse, si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e borxheve dhe se brenda muaji maj do të jena gati për zbatim. “Për sa i përket akteve nënligjore, ato janë drejt fazës finale të tyre dhe shumë shpejt do të dalim me udhëzimet përkatëse si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e detyrimeve. E kemi diskutuar edhe me ndërkombëtarët dhe shumë shpejt do të dalin këto akte, dhe brenda muajit maj do ta kemi mbyllur. Fshirja e detyrimeve do të vijojë siç është përcaktuar në ligj”, tha Malaj. Ky hap shihet si një lehtësim i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset, duke u dhënë mundësinë të çlirohen nga detyrimet e akumuluara pa barrën e borxheve të vjetra.

Lini një Përgjigje