Pikat kryesore
- “Marrëveshja hap rrugën edhe për një diskutim të ri për arsye ekonomike ashtu edhe për KAYO.
- Do të jemi të parët që do përfitojmë nga produktet, në mënyrë konkrete në dy anijet e para që do ndërtohen për forcat tona.
- Sa i përket peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe, më pas do të vijojë më tej për të eksportuar këto anije.
U finalizua sot, me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme bashkëpunimi, një tjetër hap strategjik për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes. “Një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të Forcave të Armatosura, firmosja e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e mbajtur në Kryeministri teksa foli për industrinë ushtarake. Kryeministri Rama e cilësoi marrëveshjen si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë dhe ekonomisë së vendit, teksa theksoi se kjo nismë do të krijojë një ekselencë të përbashkët italo-shqiptare në industrinë e kantiereve detare, duke sjellë inovacion dhe teknologji të përparuar në vend. “Marrëveshja hap rrugën edhe për një diskutim të ri për arsye ekonomike ashtu edhe për KAYO. Do të jemi të parët që do përfitojmë nga produktet, në mënyrë konkrete në dy anijet e para që do ndërtohen për forcat tona. Sa i përket peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe, më pas do të vijojë më tej për të eksportuar këto anije. Është diçka fantastike pa e ekzagjeruar fare”, ka thënë Rama. Më tej gjatë fjalës së tij Rama tha se prodhimi i anijeve në Pashaliman, do të jenë në funksion të ushtrisë shqiptare por edhe për NATO-n. “Kjo marrëveshje është vërtet një ëndërr, do të përfitoja edhe për të falënderuar presidentin, për të përforcuar shumë të kompletuar mbrojtjen tonë si nga ana detare ashtu edhe për sistemin e raketave… Është vetëm fillimi shpresoj që situata në botë të përmirësohet….”, u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria prodhon anije në Pashaliman, nënshkruhet marrëveshja/ Rama: Partneritet strategjik me qeverinë e Italisë Durrës, hapet muzeu arkeologjik/ Objekti ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 2019 Marrëveshja me SHBA për energjinë/ Rama: Mesazh i qartë, vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm