Pikat kryesore
- Të duken si fjalët e Napoleonit pas Borodinos, kur tha se francezët meritonin fitoren, dhe rusët pathyeshmërinë.
- Nga ana tjetër, trajneri I Bajernit, Vinsent Kompani, që këtë herë ishte I pezulluar dhe nuk pati asnjë kontakt me lojtarët e tij, ka besim.
- Belgu mbetet me shpresë të plotë se bavarezët mund t’ia dalin në Mynih, ashtu siç bënë me Realin.
Nuk është francez, por foli si Napoleoni. Trajneri i Paris SG, Luis Enrike, një asturian nga Spanja, deklaroi pas gjysmëfinales fenomenale në “Parkun e Princave” se kjo ishte ndeshja më e bukur në karrierën e tij në stol, se PSG tregoi se përse është kampion i Europës, dhe Bajerni se përse është ekipi që ka humbur më pak ndeshje në kontinent këtë vit. Të duken si fjalët e Napoleonit pas Borodinos, kur tha se francezët meritonin fitoren, dhe rusët pathyeshmërinë. Nga ana tjetër, trajneri I Bajernit, Vinsent Kompani, që këtë herë ishte I pezulluar dhe nuk pati asnjë kontakt me lojtarët e tij, ka besim. Belgu mbetet me shpresë të plotë se bavarezët mund t’ia dalin në Mynih, ashtu siç bënë me Realin. Përballja klasike në Champions pati jehonë të madhe mediatike. E përditshmja e shquar franceze, “L’Ekip”, titullon shkurt: Futboll total! Në fund të një ndeshjeje të mrekullueshme, PSG fitoi me drejtësi, dhe pse shpërdoroi epërsinë me 3 gola!” “Le Figaro” ka vlerësime për tre yjet parizienë ndaj Bajernit: Kvaradona magjik, Dembele gjenial, Nevesh I palodhshëm! Spektakli më I madh në historinë e Championsit!” Ja edhe “Kiker” po nga Gjermania: A do të arrijë Bajerni finalen pas humbjes 4-5 në Paris? Plot 81 për qind e votuesje kanë besim! Gazeta madrilene, “Marka”, edhe pse I jep qendrën e kopertinës sfidës Atletiko-Arsenal nuk harron titullin: Homazh I paharruar për futbollin në Paris!” Edhe “La Gazeta delo Sport” nga Italia nuk mbetet prapa me titullin në pjesën e sipërme të kopertinës: Champions marsianësh! Një 5-4 I çmendur në Paris!” Ishte hera e dytë në histori që bavarezët pësuan 5 gola në Ligën e Kampionëve, pas disfatës së rëndë 5-2 ndaj Ajaksit në gjysmëfinale në 1995, por këtë herë duket krejt ndryshe. Shanset janë të gjitha, dhe këtë e thotë qartë triumfi në çerekfinale ndaj Realit, me dy fitore në dy ndeshje, dhe me dramë. Po ashtu, Bajerni e ka mundur PSG-në këtë sezon në Champions madje në Francë, ndërsa ndeshja e fundit në Mynih dy vjet më parë përfundoi 1-0 për gjermanët. Nga ana tjetër, parizienët ishin të denjë për famën e tyre, si një nga ekipet më spektakolare në botë. Jo më kot mundën Çelsin 5-2 në turin e dytë, dhe eliminuan Liverpulin e shquar me dy fitore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Finalja” u luajt në Paris/ Gjysmëfinale e madhe në Champions në PSG-Bayern “AI”: Në finale Bayern dhe Arsenal/ Inteligjenca Artificiale parashikon gjymsëfinalet e Champions “Finalja” e parë e Champions/ Paris SG-Bayern, sfida e madhe në gjysmëfinalet e turneut