Shënojnë Daku dhe Hoxha/ Sulmuesi i Kombëtares i jep fitore ekipit të tij Rubin në Rusi

Shënojnë Daku dhe Hoxha/ Sulmuesi i Kombëtares i jep fitore ekipit të tij Rubin në Rusi

Pikat kryesore

  • Mirlind Daku më në fund shënoi gol këtë sezon, madje tepër të rëndësishëm duke I dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij, Rubin, në ndeshjen e radhës së Premier Ligës së Rusisë kundër Baltikës.
  • Sulmuesi kuqezi kishte 11 ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës, edhe për shkak dëmtimi, edhe për shkak të mungesës së fatit.
  • Tashmë, ai ka 10 gola dhe një asist në kampionatin rus, duke qenë më I miri I ekipit të tij dhe Rubini është në vendin e shtatë në renditje, jo larg vendit të pestë që e mban pikërisht Baltika.

Iu desh kohë, por ia doli. Mirlind Daku më në fund shënoi gol këtë sezon, madje tepër të rëndësishëm duke I dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij, Rubin, në ndeshjen e radhës së Premier Ligës së Rusisë kundër Baltikës. Sulmuesi kuqezi kishte 11 ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës, edhe për shkak dëmtimi, edhe për shkak të mungesës së fatit. Tashmë, ai ka 10 gola dhe një asist në kampionatin rus, duke qenë më I miri I ekipit të tij dhe Rubini është në vendin e shtatë në renditje, jo larg vendit të pestë që e mban pikërisht Baltika. Gol I rëndësishëm edhe nga ylli tjetër kuqezi, Arbër Hoxha. Lojtari ofensiv I kombëtares shënoi për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e luajtur në fushën e Goricës, fituar me rezultatin 2-1. Hoxha zhbllokoi rezultatin për 1-0 që në minutën e pestë dhe ishte në fushë për 68 minuta e pastaj u zëvendësua. Ai ka 7 gola dhe 7 asistë në Ligën e Parë të Kroacisë këtë sezon, duke qenë ndër më të mirët për Dinamon, dhe në total ka edhe dy asistë në Ligën e Europës. Shqiptari po shkon drejt sërish për titullin kampion, që do të ishte I dyti me fanelën e bluve, duke qenë 18 pikë përpara Hajdukut që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 33-të. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kombëtarja, “ankth” për sulmin/ Broja kthehet në stërvitje, problem për Manaj dhe Dakun Daku mbetet në “bokse”/ Sulmuesi shqiptar nuk luaj në ndeshjen e parë përgatitore “Sirena” gjermane për Dakun/ Mediat ruse shkruajnë për interesim për sulmuesin e Kombëtares

Lini një Përgjigje