Pikat kryesore
- Tifozët i kanë shprehur dëshirat e tyre, me sytë mbyllur dhe pa zë.
- Një popull i tërë në San Antonio të Teksasit, dhe rrethinat, shpreson dhe ëndërron që Spërsat të kthehen në kohët e tyre të arta, kur sfidonin Lejkërsat, Bostonin e të gjithë NBA-në duke fituar titujt.
- Rikthimi i një “dinastie” është më afër që të ndodhë, tani që skuadra e udhëhequr nga Viktor Uembanijama kaloi raundin e parë të plej ofit, për herë të parë që nga 2017.
Tifozët i kanë shprehur dëshirat e tyre, me sytë mbyllur dhe pa zë. Një popull i tërë në San Antonio të Teksasit, dhe rrethinat, shpreson dhe ëndërron që Spërsat të kthehen në kohët e tyre të arta, kur sfidonin Lejkërsat, Bostonin e të gjithë NBA-në duke fituar titujt. Rikthimi i një “dinastie” është më afër që të ndodhë, tani që skuadra e udhëhequr nga Viktor Uembanijama kaloi raundin e parë të plej ofit, për herë të parë që nga 2017. Portlend Trejl Blejzërs u eliminua në pesë ndeshje, me rezultatin e fitoreve 4-1. U desh të kalonin plot 9 vjet për kaq pak. Gjithsesi, besimi tek Uembi është edhe më I madh, sepse ai e mori për dore ekipin gjatë sezonit të rregullt, duke zënë vendin e dytë në Perëndim, duke qenë shumë pranë Oklahomës kampione, dhe që ishte më e mira e edicionit. Ndaj Portlendit, gjiganti 22-vjeçari bëri thuajse gjithçka me 17 pikë, 14 topa në tabela, 3 asistë dhe 6 bllokime gjuajtjesh. Në fitoren e thellë, 114-95, ai mori vlerësimin +20. E vërteta është që San Antonio ishte një skuadër, dhe 9 lojtarë dhanë kontribut të rëndësishëm me pikë, sidomos Foks me 21 dhe Shampanjë me 19. Kundërshtarit nuk i mjaftoi Deni Avdija me 22 pikë. Spërsat janë 5 herë kampionë të NBA-së me yje të tillë si Dejvid Robinson, Tim Dankën, Manu Xhinobili, Toni Parker dhe Kauai Leonard. I fundit u fitua në 2015, por pas 11 vitesh duket se epoka e artë po kthehet. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Oklahoma nuk fal asgjë/ NBA, kampionët kalojnë në raundin e dytë të garës për titull NBA, Jokic ishte pak/ Denver u mund në fushën e tij 119-115 nga rivali Minesota Më të mirët e NBA/ Gilgeous-Alexander, Jokiç dhe “Wemby”, finalistët për trofeun