“Diella” si gjetje është shumë pozitive”, eksperti Besmir Semanaj: Është një agjent që na ndihmon, pas disa muajsh… Në Programin e Drekës me Ola Bruko në News24 ishte i ftuar eksperti i IT Besmir Semanaj i cili diskutoi për inteligjencën artificiale dhe të ardhmen e njerëzimit. Ai tha se ne aktualisht nuk kemi një infrastrukturë, pasi nuk kemi edhe disa investime. Sipas tij nuk është e qartë edhe se si është trajtuar edhe “ministrja” virtuale Diella. Semanaj shtoi më tej se Diella aktualisht nuk është një ministre , por një agjente e cila po ndihmon qytetarët tek portali e-albania. Gjatë fjalës së tij në studio, ai theksoi se se “Diella” do të jetë pozitive nëse do të trajnohet siç duhet dhe se inteligjenca artificiale mund të ketë edhe rrezikshmëri të lartë dhe nuk mund të ketë mbikqyrës një vendimarrës. “Jemi në të njëjtën rrafsh nga ana teknologjike dhe do jetë pozitive nëse do të trajnohet siç duhet.Gjithashtu është miratuar edhe akti ku thotë se inteligjenca artificiale mund të ketë një rrezikshmëri të lartë dhe nuk mund të ketë mbikqyrës, një vendimarrës.Me kalimin e kohës Diella mund të marrë edhe disa vendime, por aktualisht ne nuk e dimë se çfarë teknologjia është përdorur. Jam kundër fshehjes, duhet të ketë transparencë”, përfundoi Semanaj loading…
Diella: “” si gjetje është shumë pozitive”, eksperti Besmir…