Denisa Kele, pedagoge në Universitetin Luarasi, komentoi në News24 emërimin e Diellës si ministrja e parë me përgjegjësi për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar këtë lëvizje më shumë si një strategji marketingu sesa një hap real drejt zhvillimit të teknologjisë në vend. Ajo theksoi se për të arritur sukses në këtë fushë, është e nevojshme një infrastrukturë e duhur dhe një kuptim më i thellë i përdorimit të AI brenda institucioneve shtetërore. “Nuk mund të çosh AI në atë nivel, sa t’i japësh post vendimmarrës. Besoj se Diella do gabojë,” u shpreh Kele. loading…
Diella: ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale! Kele:…