Pikat kryesore
- Portieri Esteban Andrada i Real Zaragozës është pezulluar me 13 ndeshje, pasi goditjes me grusht në fytyrë ndaj Horge Pulido.
- Andrada mori karton të kuq, më pas vrapoi për t’u përplasur me kundërshtarin.
- Një sherr masiv shpërtheu në fushën e blertë nga ku dolën me karton të kuq edhe portieri i Hueskas Dani Himenez me Dani Tasenden e Zaragozës.
Portieri Esteban Andrada i Real Zaragozës është pezulluar me 13 ndeshje, pasi goditjes me grusht në fytyrë ndaj Horge Pulido. Ky i fundit luan me Hueskan ku është edhe kapiten. Andrada mori karton të kuq, më pas vrapoi për t’u përplasur me kundërshtarin. Një sherr masiv shpërtheu në fushën e blertë nga ku dolën me karton të kuq edhe portieri i Hueskas Dani Himenez me Dani Tasenden e Zaragozës. Andrada e pësoi me 12 ndeshje për grushtin, ndërsa një ndeshje tjetër vlen për kartonin e kuq. Portieri i Zaragozës kërkoi falje, ndërsa vetë klubi spanjoll tregoi se do marrë masa. Keidi Bare është po ashtu pjesë e Zaragozës. Duke qenë në vendin e parafundit, rrezikojnë seriozisht rënien në kategorinë e tretë.