Dezinformimi shpesh herë mbulon punën”, Balluku nga Fieri: Këto 13 vite qeveria ka sjellë…

Dezinformimi shpesh herë mbulon punën”, Balluku nga Fieri: Këto 13 vite qeveria ka sjellë…

Pikat kryesore

  • Drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku, ka deklaruar se në këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe ka prodhuar stabilitet politik.
  • Në Asamblenë e PS-së, Balluku u shpreh se shpesh herë dezinformimi mbulon punën dhe kontributin e e shumicës.
  • Ajo tha se asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë, pasi po shërben si një tryezë diskutimi dhe bashkëbisedimi.

Drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku, ka deklaruar se në këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe ka prodhuar stabilitet politik. Në Asamblenë e PS-së, Balluku u shpreh se shpesh herë dezinformimi mbulon punën dhe kontributin e e shumicës. Ajo tha se asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë, pasi po shërben si një tryezë diskutimi dhe bashkëbisedimi. “12 deputetë nga 9, përgjegjësia bëhet më e madhe dhe kritikat shtohen, është detyrë e jona që duke dëgjuar njerëzit t’u qajmë hallin dhe kur nuk ia zgjidhim dot. Detyrat e lëna nga asambleja e fundit, duke nisur nga zgjedhjet e reja dhe procesin që do vijojë në 35-vjetorin e partisë. Po shërben si një tryezë e gjerë diskutimi dhe bashkëbisedimi. Asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë. Dezinformimi shpesh herë mbulon punën dhe kontributin e shumicës prej jush. Këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe jo vetëm, ka prodhuar stabilitet politik që është produkti më i çmuar që ne kemi sot. Forcat e tjera krijojnë një destabilitet të inskenuar.” tha ajo.

Lini një Përgjigje