Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama u rikthye në Fier, qarkun që më 11 maj i dha mandatin e katërt qeverisës me 12 mandatet socialiste të fituara nën drejtimin e drejtueses politike Belinda Balluku.
- E rikonfirmuar në drejtimin e qarkut, Balluku deklaroi para asamblesë politikë se synimi i ardhshëm është një tjetër fitore rekord në zgjedhjet lokale të 2027.
- “Kemi tani për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027.
Kryeministri Edi Rama u rikthye në Fier, qarkun që më 11 maj i dha mandatin e katërt qeverisës me 12 mandatet socialiste të fituara nën drejtimin e drejtueses politike Belinda Balluku. E rikonfirmuar në drejtimin e qarkut, Balluku deklaroi para asamblesë politikë se synimi i ardhshëm është një tjetër fitore rekord në zgjedhjet lokale të 2027. “Kemi tani për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027. Ju falenderoj për punën e shkëlqyer për arritjet që kemi bërë gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Në Lushnje kemi fitoren më të thellë, pas asaj të Mallakastrës që ka thyer rekord me 73%, por dhe ju keni rekord. Mbani me nder titullin e kryeqytetit të socialistëve.” Nga ana tjetër, kryeministri injoroi opozitën, duke inkurajuar socialistët të përmirësojnë veten, dhe të lënë kundërshtarët në sherret e tyre. “Përveç atyre që ne na kanë dhënë votën dhe mbështetjen më 11 maj, askush tjetër nuk na e fal dhe nuk do tia dijë fare për atë fitore që ne morëm. Në kuptimin e respektit, dhe as pse na zgjodhën për detyrat, por do vetëm sherr, shamatanë, llum, lluc e ca të doni. Gjithë kjo bie dhe mbi ju, mbi ata që na dhanë votën. Të dëgjosh vetëm keq e zi, sigurisht që diçka ndodh në aspektin e motivimit. Ne skemi një mundësi të korrigjojmë të tjerët, të korrigjojmë veten. Pjesë e kësaj është dhe rritja e komunikimit me njerëzit. “ Këshillën e parë. Të mos i dëgjojnë më për integrimin europian. Paralajmëroi se lajmin e mirë do e japë vetë i pari. “Një gënjeshtër me 7 bishta, as është penguar, as është bllokuar, ne po ecim sipas planit. Kemi plan të dakordësuar. Këta thonë mos se u prish kalendari. Negociatat vazhdojnë, dhe prap edhe për këtë fazë që do mbyllet, kur të mbyllet do ndodhi, si me bordin e paqes, si me flamurin gjerman e siç ka ndodhur” Për kryeministrin, opozita shqiptare është më unikalja në Europë, e vetmja e interesuar për të bllokuar integrimin e vendit të saj në BE. “Këta mendojnë se duke na kundërshtuar aty, do na mundin këtu. Aq më keq do zhyten” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!