Pikat kryesore
- Rreth 80 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komuna në Kosovë.
- Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
- Ai ka thënë se deri në orën 11:00, në këto komuna kishin votuar 7.58% apo 99 mijë votues.
Rreth 80 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komuna në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Ai ka thënë se deri në orën 11:00, në këto komuna kishin votuar 7.58% apo 99 mijë votues. Pra, rreth 20 mijë votues më pak. “KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupa zgjedhore në terren me qëllim që të zbatohet ligji. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 95% të vendovitmeve, numri që kanë votuar deri në orën 11:00 është 80 mijë, apo 6%. Deri në të njëjtën kohë në rundin e parë kishin votuar 7.58% apo 99 mijë votues”, tha Radoniqi. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/09/2025 12:06 Konjufca: Se a do të kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë në dorë partitë opozitare 11/09/2025 12:03 Radoniqi: Personat që nuk dinë shkrim-lexim nuk kanë të drejtë vote me asistencë 11/09/2025 12:02 Konjufca fton qytetarët të votojnë: Të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë