Delina Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin

Delina Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin

Pikat kryesore

  • “Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me administratën tatimore e doganore.
  • Vetëm kështu mund të kalojmë nga një ekonomi e mbështetur te konsumi në një ekonomi të mbështetur te prodhimi dhe eksportet”, theksoi ministrja.

Delina Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në takimin e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, me komunitetin e biznesit, mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale. Ministrja Ibrahimaj sqaroi se Paqja Fiskale mbështetet në dy shtylla kryesore: kontratën fiskale me biznesin, e cila synon planifikim më të mirë të detyrimeve tatimore, nxitje të deklarimit dhe rritje të sigurisë juridike; si dhe mundësinë e rishikimit të bilanceve të së kaluarës, me norma tatimore më të favorshme, për të mbyllur paqartësitë e së shkuarës dhe për të hyrë në vitet e ardhshme me stabilitet dhe besim të ndërsjellë. “Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me administratën tatimore e doganore. Vetëm kështu mund të kalojmë nga një ekonomi e mbështetur te konsumi në një ekonomi të mbështetur te prodhimi dhe eksportet”, theksoi ministrja. Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për politika fiskale të qëndrueshme dhe afatgjata, pa rritje taksash, që nxisin investimet, formalizimin dhe konkurrencën e ndershme, duke e konsideruar Paqen Fiskale si një instrument kyç për forcimin e ekonomisë dhe për afrimin e saj me standardet europiane.

Lini një Përgjigje