Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Pikat kryesore

  • Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, 27 mars, janë regjistruar reshje të lehta dëbore në malin e Dajtit në Tiranë, si dhe në zonat malore të Kukësit, Dibrës, Elbasanit apo Korçës.
  • Në qarkun e Dibrës, dëbora ka përfshirë fshatrat përreth qytetit të Peshkopisë.
  • Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero, dhe deri tani nuk raportohet asnjë dëmtim në pemtari, pasi shumë dru frutorë ndodhen në fazën e çeljes së luleve.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, 27 mars, janë regjistruar reshje të lehta dëbore në malin e Dajtit në Tiranë, si dhe në zonat malore të Kukësit, Dibrës, Elbasanit apo Korçës. Në qarkun e Dibrës, dëbora ka përfshirë fshatrat përreth qytetit të Peshkopisë. Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero, dhe deri tani nuk raportohet asnjë dëmtim në pemtari, pasi shumë dru frutorë ndodhen në fazën e çeljes së luleve. Në qarkun juglindor, reshjet e dëborës janë rikthyer kryesisht në lartësitë mbi 1100-1200 metra, në zonat përreth Korçës dhe Pogradecit. Për shkak të reshjeve, autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, veçanërisht në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur. Në aksin Qukës-Qafë Plloçë, në segmentin e Qafë Thanës dhe në Dardhë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore. Megjithatë, për shkak të temperaturave pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë dhe mbetet prezente kryesisht në zonat malore. Aktualisht, nuk raportohet asnjë problematikë në qarkullim.

Lini një Përgjigje