Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të mediave se ndodhej në një gjendje të keqe shëndetësore. Gjesti i shqetësoi ndjekësit me postime të njëpasnjëshme disa javë më parë, të cilat u interpretuan si një pasojë e problemeve shëndetësore që ai kishte. Këto postime erdhën pas një tensioni mes tij dhe labelit, ku ai fliste për problemet me të drejtat e projekteve të tij muzikore. Megjithatë, Gjesti është rikthyer me një video në rrjetet sociale, ku duket në formë dhe ‘thumbon’ kolegët e tij. Ky reagim i tij ka shuar zërat për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ai është rikthyer në formë.
Çfarë: po ndodh me Gjestin? U raportua për gjendje të rëndë…