Çfarë: nuk u pa në emisionin “Opinion”?

Çfarë: nuk u pa në emisionin “Opinion”?

Në Kuvend është paraqitur projektligji “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, i cili synon të forcojë mbrojtjen ligjore kundër diskriminimit mbi bazë të gjinisë, identitetit dhe shprehjes gjinore. Një nga pikat më të diskutuara është përkufizimi i gjinisë si “gjithëpërfshirëse”. Mirëpo kundërshtimet kanë qenë të forta. Deputeti Tritan Shehu u shpreh se ky ligj “po vret konceptin e familjes shqiptare” dhe se njohja e më shumë se dy gjinive do të cenonte bazën e shoqërisë. Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga përfaqësues të besimeve fetare, me pastorin Akil Pano që e quajti projektligjin “një kancer për shoqërinë” dhe “një agjendë për indoktrinimin e brezave të rinj”. Ndërkohë, Xheni Karaj nga Aleanca LGBT+ ka deklaruar se publikisht po shpërndahet shumë dezinformim dhe se projektligji nuk synon ndryshime radikale, por vetëm barazi për çdo qytetar. Debati u reflektua edhe në emisionin “Opinion”, ku përballë ishin Altin Hazizaj dhe pastori Akil Pano. Diskutimi mes tyre u tensionua, teksa Hazizaj iu drejtua Pano-s me fjalët: “ S’ka lidhje. Ja e vranë, e vranë pastorin tjetër”. Ky moment u cilësua në rrjet si një kërcënim i rëndë për jetën e pastorit Pano, duke ndezur menjëherë reagime të forta dhe komente të shumta. Ngjarja pritet të sjellë diskutime të mëtejshme, si për projektligjin, ashtu edhe për tonin e debatit publik që ai ka shkaktuar.

Lini një Përgjigje