Pikat kryesore
- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se opozita kërkon mbledhjen një orë e më parë të mbledhjes pasi çdo ditë në liri e zv/kryeministres, cenon hetimin dhe rrezikon prishjen e provave.
- Si në asnjë rast tjetër, Peleshi ka shtyrë mbledhjen pa caktuar afat që ti hapë rrugë seancës plenare.
- Ky është një akt politik I urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e tij dhe zv/kryeministres.
“Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, cenon hetimin”, Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve, në një konferencë për shtyp kanë dënuar sjelljen e opozitës në Këshillin e Mandateve që u mblodh të premten, për pengim të drejtësisë dhe mbrojtjen e korrupsionit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se opozita kërkon mbledhjen një orë e më parë të mbledhjes pasi çdo ditë në liri e zv/kryeministres, cenon hetimin dhe rrezikon prishjen e provave. Gazment Bardhi: Së bashku me kolegët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, duam të dënojmë me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit me urdhër politik të Edi Ramës bëri gjatë shqyrtimit të kërkesës për ti dhënë SPAK autorizimin për të kërkuar në gjykatë arrestimin e Belinda Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Peleshi ka shtyrë mbledhjen pa caktuar afat që ti hapë rrugë seancës plenare. Ky është një akt politik I urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e tij dhe zv/kryeministres. Si anëtaë të Këshillit të Mandateve, kemi kërkuar dhe kërkojme forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK informuan dje në Kuvend se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut nënkupton pengim të hetimeve, prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve. loading…