Pikat kryesore
- Ish-diplomati Blerim Canaj ka vlerësuar se të gjitha parakushtet aktuale në skenën politike çojnë drejt mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
- Por, Canaj nuk e përjashtoi as mundësinë e krijimit të një qeverie teknike që do të funksiononte deri në mars ose prill, por theksoi se një strukturë e tillë do të ishte e vështirë të menaxhohej politikisht.
- “Të gjitha parakushtet po flasin për atë që ne do shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ish-diplomati Blerim Canaj ka vlerësuar se të gjitha parakushtet aktuale në skenën politike çojnë drejt mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai tha në Five të TV Dukagjinit se zhvillimet e fundit, përfshirë dështimin e Albin Kurtit për të siguruar shumicën parlamentare për një mandat të tretë, tregojnë për një bllokadë institucionale që mund të zgjidhet vetëm përmes votës së qytetarëve. Por, Canaj nuk e përjashtoi as mundësinë e krijimit të një qeverie teknike që do të funksiononte deri në mars ose prill, por theksoi se një strukturë e tillë do të ishte e vështirë të menaxhohej politikisht. “Të gjitha parakushtet po flasin për atë që ne do shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Vetëm se është pyetja se a do të shkojmë tani në dhjetor në këtë vit apo do të pritet sa ta përfundoj mandatin presidentja, në mënyrë që pastaj edhe ajo t’i futet garës. Parlamenti është i konsitutuar, vetëm duhet të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje në njërën anë. Në anën tjetër mund të krijohet një qeveri teknike deri në mars apo prill. Por, një qeveri teknike nëse ndërtohet është vështirë që Albin Kurti të mund ta shfrytëzojë buxhetin e shtetit duke marrë vendime kështu për çështje të fushatës. Vështirë është besoj që të arrihet një kompromis, për shkak se qeveria teknike duhet njerëz nga jashtë politika”, ka thënë Canaj. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 18:00 Canaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme duken të pashmangshme, mundësi edhe për qeveri teknike 10/28/2025 17:56 Familja e dhëndrit kritikoi fustanin e nusërisë, ‘provokues’- Nusja nga Azerbajxhani vret veten!