Gjendet i vetëvarur në qeli amerikani që vrau partneren në Shkodër

Gjendet i vetëvarur në qeli amerikani që vrau partneren në Shkodër

Pikat kryesore

  • Në 2 Maj të vitit 2025, amerikanja Sandra Saporito 54-vjeç u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç.
  • Ndërsa ditën e sotme të 28 tetorit 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.
  • Nga njoftimi zyrtar, punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.

Në 2 Maj të vitit 2025, amerikanja Sandra Saporito 54-vjeç u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç. Ndërsa ditën e sotme të 28 tetorit 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Nga njoftimi zyrtar, punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë. Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025. Në 2 maj, ditën e ngjarjes së rëndë çifti amerikan kishte marrë një banesë me qira në lagjen historike të Shkodrës, Gjuhadol. Brendon e qëlloi disa herë me thikë partneren në banesë duke i marrë jetën. Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 18:00 Canaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme duken të pashmangshme, mundësi edhe për qeveri teknike 10/28/2025 17:56 Familja e dhëndrit kritikoi fustanin e nusërisë, ‘provokues’- Nusja nga Azerbajxhani vret veten!

Lini një Përgjigje