Canaj: Kurti ende po jeton me shpresën për t’i marrë 500 mijë vota

Canaj: Kurti ende po jeton me shpresën për t’i marrë 500 mijë vota

Pikat kryesore

  • Analisti politik Blerim Canaj ka sqaruar se është hera e parë që në Kosovë një qeveri nuk i merr votat e nevojshme për t’u formuar pas zgjedhjeve nacionale.
  • Në emisionin “Info Magazine” ai ka deklaruar se qytetarët kanë treguar qartazi se duan një qeveri koalicioni dhe jo vetëm të një partie.
  • “Është hera e parë që po na ndodh të dalë një qeveri e të mos votohet, është edhe hera e parë që një qeveri në detyrë provon të ndërtojë qeveri jashtë vullnetit dhe dëshirës së popullit, si është votuar.

Analisti politik Blerim Canaj ka sqaruar se është hera e parë që në Kosovë një qeveri nuk i merr votat e nevojshme për t’u formuar pas zgjedhjeve nacionale. Në emisionin “Info Magazine” ai ka deklaruar se qytetarët kanë treguar qartazi se duan një qeveri koalicioni dhe jo vetëm të një partie. “Është hera e parë që po na ndodh të dalë një qeveri e të mos votohet, është edhe hera e parë që një qeveri në detyrë provon të ndërtojë qeveri jashtë vullnetit dhe dëshirës së popullit, si është votuar. Pse po e them këtë? Kjo flet për mosdëshirën e Kurtit që të ndajë pushtet.” I njëjti tha se Kurti jeton ende me dëshirën që t’i marrë 500 mijë vota. “Ai jeton me shpresën se do t’i marrë ato 500 mijë votat që i ka pritur në zgjedhjet e kaluara. Ende shpreson, unë më nuk besoj se do t’i marrë apo jo. E tëra ecuria dhe të gjitha parakushtet na kanë treguar se LVV-ja dhe Kurti dëshirojnë që këtë vit thjesht të udhëheqin në një formë sikur do të dëshironte çdo diktator, të udhëheqin pa parlament dhe me shkelje të ligjeve,” tha Canaj. Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë 10/26/2025 18:37 Vullnet Bugaqku tregon se cila është data e fundit kur mund të mbahen zgjedhjet 10/26/2025 18:26 Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai, mister shkaqet 10/26/2025 18:21 Canaj: Kurti ende po jeton me shpresën për t’i marrë 500 mijë vota

Lini një Përgjigje