Pikat kryesore
- Në situatën kur askush nuk pranon ta marrë marrë këtë, duhet të zgjedhjet e reja.
- Ai përmendi edhe 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, si datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
- Presidentja është e detyruar të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë dhe koalicionet parlamentare, për të vlerësuar cila prej tyre ka gjasat më të mëdha për të formuar shumicën në Kuvend.
Eugen Cakolli nga KDI ka theksuar se pas dështimit të formimit të Qeverisë nga Albin Kurti, ‘vendi hyn në fazën e dytë të procedurës kushtetuese për formimin e Qeverisë – siç përcaktohet me Kushtetutë dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese’ Siç parasheh Kushtetuta, Presidentja Osmani tani duhet të konsultohet me të gjitha partitë politike për ta mandatuar më pas dikë për formimin e qeverisë së re. Në situatën kur askush nuk pranon ta marrë marrë këtë, duhet të zgjedhjet e reja. “Në një situatë të tillë, Presidentja, pasi të konstatojë mungesën e vullnetit për formim të Qeverisë, ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të shpërndarë Kuvendin dhe për të zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpërndarja”, shkroi Cakolli. Ai përmendi edhe 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, si datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Çka tash, pas dështimit të votimit për Qeverinë? 1. Presidentja është e detyruar të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë dhe koalicionet parlamentare, për të vlerësuar cila prej tyre ka gjasat më të mëdha për të formuar shumicën në Kuvend. Kushtetuesja ka theksuar se ky nuk është një veprim formal, por një proces me përmbajtje reale, që duhet të reflektojë mundësinë faktike për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votave. 2. Pas përfundimit të konsultimeve brenda afatit 10-ditor, Presidentja duhet të vendosë se kujt do t’ia japë mandatin e dytë për formimin e Qeverisë. Kjo është periudha më e ndjeshme politike dhe juridike e procesit. Gjykata ka sqaruar se Presidenti i vendit nuk ka diskrecion të pakufizuar, por duhet të bazohet në kriterin e “gjasës më të madhe për të formuar Qeverinë”, pavarësisht nëse ajo parti është apo jo fituese (relative) e zgjedhjeve. Ky mandat mund t’i jepet SËRISH partisë fituese (nëse ajo deklaron gatishmëri dhe mundësi reale për shumicë) ose CILËSDO parti tjetër (nëse ajo paraqet prova konkrete për mbështetje në Kuvend). Vlen të theksohet se nuk ka asnjë ndalesë mbi kandidatin individual në tentimin e dytë, pasi termi “kandidat tjetër” nënkupton vetëm raundin e dytë procedural, jo ndalimin që i njëjti kandidat të mandatohet përsëri. 3. Gjykata Kushtetuese ka qenë eksplicite në këtë pikë, duke mos e përjashtuar mundësinë që partitë ta refuzojnë marrjen e mandatit. Në një situatë të tillë, Presidentja, pasi të konstatojë mungesën e vullnetit për formim të Qeverisë, ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të shpërndarë Kuvendin dhe për të zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpërndarja. 4. Kushtetuta ofron rrugë të qartë për dalje nga bllokadat. Por, siç e ka theksuar vetë Gjykata Kushtetuese, mekanizmat kushtetues funksionojnë vetëm kur ekziston vullnet politik. Në mungesë të tij, zgjedhjet e reja janë zbatim i rendit kushtetues për rikthim të legjitimitetit politik dhe institucional. 5. Kur mund t’i kemi zgjedhjet e reja? Nisur nga deklarimet e shumicës së partive parlamentare se zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme, si dhe duke u bazuar në afatet kushtetuese dhe ligjore – pas konstatimit potencial të mungesës së shumicës së nevojshme për formimin e Qeverisë së re, datat e mundshme për zgjedhjet e reja përfshijnë 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, në varësi të ditës kur zgjedhjet. Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë 10/26/2025 16:02 Mosvotimi i Qeverisë ‘Kurti 3’ në fokusin e mediave botërore 10/26/2025 15:56 Cakolli: Nëse s’ka tjetër mandatar, 30 nëntor 7 apo 14 dhjetor datat e mundshme kur mund të mbahen zgjedhjet!