Bruksel, kryeministri Rama takim me Kaja Kallas në kuadër të Samitit BE-Ballkani…

Bruksel, kryeministri Rama takim me Kaja Kallas në kuadër të Samitit BE-Ballkani…

Pikat kryesore

  • Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili synon të theksojë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Në vijim të agjendës së tij zyrtare në Bruksel, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili synon të theksojë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. Në fokus të diskutimeve ishte konteksti aktual gjeopolitik, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe integrimit europian të rajonit.

Lini një Përgjigje