Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta

Pikat kryesore

  • Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 mbetet 185 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 173 lekë për litër.
  • Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 173 lekë për litër, ndërsa në shumicë jo më shumë se 161 lekë për litër.
  • Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten rishikime në varësi të zhvillimeve të tregut ndërkombëtar të naftës.

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e karburanteve. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 mbetet 185 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 173 lekë për litër. Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 173 lekë për litër, ndërsa në shumicë jo më shumë se 161 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten rishikime në varësi të zhvillimeve të tregut ndërkombëtar të naftës. Bordi ka rikujtuar operatorët e tregut të karburanteve për detyrimin e zbatimit të vendimeve të tij, duke paralajmëruar masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh. Institucionet shtetërore, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit , Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë , kanë deklaruar angazhimin e tyre për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të rregulluar dhe konkurrues në sektorin e karburanteve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! DETAJE/ Lënda narkotike sigurohej në Durrës dhe shpërndahej në Tiranë, si ra në prangat e policisë 37-vjeçari Kroçera “Le Boréal” për herë të parë në Sarandë, rreth 200 turistë pritet të vizitojnë atraksionet kulturore Sekreti i Tokës? Shkencëtarët: Kontinenti i 8, i fshehur në fund të Oqeanit Paqësor

Lini një Përgjigje