Vllaznia përsëri kampione/ Skuadra e futbollit të femrave fiton titullin, janë 13 radhazi

Vllaznia përsëri kampione/ Skuadra e futbollit të femrave fiton titullin, janë 13 radhazi

Pikat kryesore

  • Është sërish Vllaznia kampione e Shqipërisë në futboll për femra, duke arritur titullin e 13-të radhazi.
  • Ndërsa skuadra e djemve ka zhgënjyer në plej of, edhe pse e ka ende një shans, janë vajzat ato që mbajnë lart emrin e Shkodrës si qyteti që solli I pari në vend sportin më popullor në botë.
  • Ekipi kuqeblu I drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi 2-0 Apoloninë në finalen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke përsëritur atë që ka bërë vitet e kaluara.

Nuk mund të ishte dikush tjetër. Është sërish Vllaznia kampione e Shqipërisë në futboll për femra, duke arritur titullin e 13-të radhazi. Ndërsa skuadra e djemve ka zhgënjyer në plej of, edhe pse e ka ende një shans, janë vajzat ato që mbajnë lart emrin e Shkodrës si qyteti që solli I pari në vend sportin më popullor në botë. Ekipi kuqeblu I drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi 2-0 Apoloninë në finalen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke përsëritur atë që ka bërë vitet e kaluara. Sulmuesja më e mirë, Megi Doçi, shënoi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, pavarësisht presionit të fierakeve, ishte Tereza Deda që shtoi rrjetën e dytë. Suksesi I rëndësishëm dhe në vazhdimësi I skuadrës së klubit të femrave që ka për president Lazër Matinë, dhe që do të synojë të përsërisë arritjet në Champions të dy viteve më parë, kur u arrit faza e grupeve dhe u luajt ndaj gjigandëve si Real Madrid apo Çelsi. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin që vjen me dy skuadra në Ligën e Kampionëve, kjo për shkak të rritjes së koeficientit të kampionatit, pra bashkë me Vllazninë do të jetë edhe Apolonia. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Al Ittihad mund të pranojë, oferta është në miliona euro/ Mbrojtësi i Shqipërisë fitoi titullin dhe Kupën në Arabi Hapet qendra moderne për çaktivizimin e armëve, Hita: Hap i rëndësishëm për sigurinë Alarmi për dron në Mynih, ndërpriten përkohësisht fluturimet ajrore

Lini një Përgjigje