Al Ittihad mund të pranojë, oferta është në miliona euro/ Mbrojtësi i Shqipërisë fitoi…

Al Ittihad mund të pranojë, oferta është në miliona euro/ Mbrojtësi i Shqipërisë fitoi…

Pikat kryesore

  • E cilësojnë si punë afër fundit, ndonëse tym të bardhë nuk ka.
  • Mario Mitaj mund të kthehet në Europë, dhe pas Greqisë e Rusisë të provojë edhe futbollin italian.
  • Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, kartonin e së cilit e ka Al Itihad në Arabinë Saudite, besohet se është në bisedime të përparuara me një klub në Serinë A, dhe mediat në Riad japin emrin e Romës.

E cilësojnë si punë afër fundit, ndonëse tym të bardhë nuk ka. Mario Mitaj mund të kthehet në Europë, dhe pas Greqisë e Rusisë të provojë edhe futbollin italian. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, kartonin e së cilit e ka Al Itihad në Arabinë Saudite, besohet se është në bisedime të përparuara me një klub në Serinë A, dhe mediat në Riad japin emrin e Romës. Trajneri I verdhekuqve, Xhampiero Gasperini, pasi punoi me Berat Gjimshitin tek Atalanta, mund të ketë një tjetër shqiptar në ekipin e tij. Vlera e kartonit të lojtarit kuqezi jepet në 5.5 milionë euro, por sipas mediave saudite oferta nga kryeqyteti italian mund të jetë më e lartë. Gjithsesi, çështjet e parave janë më të vështirat kur vjen puna tek transferimet e futbollistëve, dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Mitaj luan prej dy sezonesh për Al Itihadin pikërisht në Arabinë Saudite, me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, ndërsa këtë herë edicioni ishte I dështuar. Mbrojtësi I majtë 22-vjeçar ka gati 60 ndeshje për sauditët, me 2 gola e 6 asistë, me kontribut të rëndësishëm, por edhe me probleme aktivizimi për shkak të rregullave për të huajt në ligën e atij vendi. Paga e tij jepet në 3 milionë euro, madje pa taksa, ndaj edhe një marrëveshje për rrogën në Itali nuk do të ishte e lehtë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sheikët “zbulojnë” sërish Mitaj/ Mbrojtësi kuqezi shkëlqen, Champions i Azisë më pranë Mitaj e bën “sefte”/ Vjen asisti i parë i futbollistit shqiptar në Arabinë Saudite Mitaj merr pushimet nga lufta/ Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Azisë nuk luhen në mars

Lini një Përgjigje