Pikat kryesore
- Bashkë me të edhe dy drejtuesit e tjerë, Monkada e Forlan, si edhe trajneri Alegri.
- Prapaskenat që po zbulohen tregojnë se Tare po punonte për sezonin e ri, madje drejtori sportiv duket i tradhtuar nga Milani.
- Kështu vetëm Alegri mund të thuhet se e kishte të mbyllur aventurën me kuqezinjtë, pavarësisht si përfundonte ndeshja me Kaljarin.
Igli Tare u shkarkua nga Milani në fillimin e javës. Bashkë me të edhe dy drejtuesit e tjerë, Monkada e Forlan, si edhe trajneri Alegri. Prapaskenat që po zbulohen tregojnë se Tare po punonte për sezonin e ri, madje drejtori sportiv duket i tradhtuar nga Milani. Kështu vetëm Alegri mund të thuhet se e kishte të mbyllur aventurën me kuqezinjtë, pavarësisht si përfundonte ndeshja me Kaljarin. Mateo Moreto tregon se Tare foli me Andoni Iraolan në javën e kaluar. Ky i fundit qëndron si dëshira e madhe e Milanit për të zëvendësuar Alegrin. Po ashtu, me Iraolan folën edhe Furlani me Monkadan. Më pas u mbajt takimi me anëtarë të tjerë të menaxhmentit të Milanit. Spanjolli nuk e konsideron Milanin si zgjedhje të parë. Iraola është i zhgënjyer për mënyrën si klubi italian administrohet. Kjo u vërejt edhe nga shkarkimi i Tares me një vendim të menjëhershëm, pasi klubi dështoi të kthehet në Champions.