Pikat kryesore
- Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale.
- Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI.
- Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”.
Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale. Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI. Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”. Në video thuhet se avatari AI i PD ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella. “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”, thuhet në videon e krijuar me AI.