Kandidat për Këshillin Kombëtar të PD-së, Stresi shfaqet i ulur pranë djalit të Azem…

Kandidat për Këshillin Kombëtar të PD-së, Stresi shfaqet i ulur pranë djalit të Azem…

Pikat kryesore

  • Reperi Arkimed Lushaj, i njohur edhe me emrin artistik si Stresi, po merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa ka edhe kandidaturën për t’u bërë anëtar i Këshillit.
  • Emri i Stresit do të kalojë sot për votim nga demokratët dhe pritet të shihet nëse do të marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i Këshillit.
  • Një ditë më parë, teksa njoftoi kandidaturën, Stresi tha: “Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur edhe me emrin artistik si Stresi, po merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa ka edhe kandidaturën për t’u bërë anëtar i Këshillit. Ai është shfaqur i ulur krah djalit të Azem Hajdarit. Emri i Stresit do të kalojë sot për votim nga demokratët dhe pritet të shihet nëse do të marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i Këshillit. Një ditë më parë, teksa njoftoi kandidaturën, Stresi tha: “Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare. Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton. Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”.

Lini një Përgjigje