Pikat kryesore
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të ditur bilancin javor sa i takon, kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, të cilat janë intensifikuar gjatë periudhës 4–10 maj 2026.
- Kështu, bëhet me dije se janë vendosur vendosur gjithsej 14 mijë e 341 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
- Sipas bilancit, 5 mijë e 154 masa janë vendosur për shkelje që lidhen me sigurinë rrugore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të ditur bilancin javor sa i takon, kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, të cilat janë intensifikuar gjatë periudhës 4–10 maj 2026. Kështu, bëhet me dije se janë vendosur vendosur gjithsej 14 mijë e 341 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas bilancit, 5 mijë e 154 masa janë vendosur për shkelje që lidhen me sigurinë rrugore. Nga kontrollet e kryera, janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike, ku 11 raste janë proceduar me arrest, 1 rast është ndjekur në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht. Gjithashtu, 139 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit, ndërsa 9 mijë e 189 masa janë vendosur për ndalim, pushim dhe qëndrim të gabuar të mjeteve. Policia Rrugore ka vendosur edhe: -319 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit; -401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; -1 mijë e 251 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. -Në kuadër të kontrolleve, janë bllokuar gjithsej 65 mjete, konkretisht: -43 mjete për parkim të gabuar, të transportuara me karrotrec; -8 mjete për mungesë dokumentacioni; -5 mjete për gjoba të pashlyera; -2 mjete me targa të huaja për verifikim; -6 mjete të sekuestruara si provë materiale; -1 mjet i ndaluar administrativisht për një periudhë 2-mujore. Sa i përket ngjarjeve penale, gjatë javës janë ndjekur 34 raste . Për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit” , parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, janë kryer veprime proceduriale për 15 ngjarje në gjendje të lirë. -3 raste janë proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”, sipas nenit 273 të Kodit Penal, ku 2 autorë janë identifikuar; -1 rast është proceduar për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”; -1 rast për “Drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike”; -2 raste kanë përfunduar me arrest për plagosje të rëndë, sipas nenit 290/2 të Kodit Penal; -12 raste janë proceduar me arrest për drejtim automjeti në gjendje të dehur; -5 raste janë evidentuar për drejtim automjeti pa leje drejtimi, ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë; -1 rast është proceduar për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 244 të Kodit Penal.