Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë në det.
- Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë e Vlorës.
- Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në breg të detit janë gjetur shapkat e saj, ndërsa dyshohet se 32-vjeçarja është futur e vetme në ujë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë në det. Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë e Vlorës. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në breg të detit janë gjetur shapkat e saj, ndërsa dyshohet se 32-vjeçarja është futur e vetme në ujë. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka gjetur trupin e pajetë.