Pikat kryesore
- Violinisti, përkthyesi dhe intelektuali shqiptar Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë.
- Gjatë fjalës së tij, Papavrami u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke kujtuar komunikimet e hershme me Ramën në Paris dhe lidhjen e pandërprerë me Shqipërinë.
- Papavrami theksoi se, pavarësisht sfidave dhe kontradiktave që ka përjetuar ndër vite, nuk e ka humbur kurrë lidhjen me vendin e tij.
Violinisti, përkthyesi dhe intelektuali shqiptar Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Papavrami u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke kujtuar komunikimet e hershme me Ramën në Paris dhe lidhjen e pandërprerë me Shqipërinë. Papavrami theksoi se, pavarësisht sfidave dhe kontradiktave që ka përjetuar ndër vite, nuk e ka humbur kurrë lidhjen me vendin e tij. “ Jam shumë i prekur nga fjalët që the sepse mu kujtuar komunikimi që kemi pasur dikur kur flisnim në Paris, sigurisht që jeta politike shumë e zënë i ka rrallësuar. Jam shumë i prekur që marr sot këtë vlerësim në Tiranë dhe është një ndjesi e çuditshme e kohës që kalon dhe e rrugëve të paparashikueshme të jetë. Historia ime në këtë vend shumë herë kontradiktore sepse kam njohur shumë herët dashamirësinë dhe admirimin e publikut. Pavarësisht gjithçkaje unë nuk kam humbur kurrë lidhjen time me Shqipërinë dhe rikthimi në gjuhën time përmes përkthimit të Ismail Kadaresë qe një etapë shumë e bukur dhe e papritur për të cilën gjithmonë do ti mbetem mirënjohës ”, u shpreh Papavrami.