Bëhen homazhe në nderim të heroit Triumf Riza

Të shtunën janë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore kushtuar heroit Triumf Riza, zyrtarit policor që ra në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni u vendos edhe gurthemeli i memorialit kushtuar zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.

Të pranishëm ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, sikurse edhe eprorë të PK-së, zyrtarë policorë dhe familjarë.

“Policia e Kosovës me përkushtim, nder dhe respekt do ta kujtojë gjithmonë heroin Triumf Riza dhe të gjithë zyrtarët e rënë në krye të detyrës, shëmbëlltyra e tyre është udhërrëfyes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha Policia e Kosovës.

Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje