Pikat kryesore
- Tifozët janë në pikë të hallit, por një gëzim gjithsesi e morën.
- Partizani I ka zhgënjyer madje jashtëzakonisht përkrahësit e tij, veçse për fat fanelën e kuqe nuk e veshin vetëm futbollistët e ekipit të të rriturve.
- Ja ku vjen lajmi I madh që Partizani U19 u kampion I Shqipërisë, dhe do të ketë të drejtën dhe nderin të përfaqësojë vendin tonë në Ligën e Kampionëve për të rinj të organizuar nga UEFA.
Tifozët janë në pikë të hallit, por një gëzim gjithsesi e morën. Partizani I ka zhgënjyer madje jashtëzakonisht përkrahësit e tij, veçse për fat fanelën e kuqe nuk e veshin vetëm futbollistët e ekipit të të rriturve. Ja ku vjen lajmi I madh që Partizani U19 u kampion I Shqipërisë, dhe do të ketë të drejtën dhe nderin të përfaqësojë vendin tonë në Ligën e Kampionëve për të rinj të organizuar nga UEFA. Kjo, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Fation Muhametaj fitoi titullin me suksesin e arritur në shtëpi ndaj Skënderbeut. Fitorja ishte e merituar, me shifrat 4-1, arritur në “Arenën e Demave” në kryeqytet. Suksesi u arrit me golin e Abdu Sarjosë dhe pastaj të kapitenit Erald Rrenga në pjesën e parë, ndërsa epërsia vazhdoi edhe pas pushimit. Kapiteni Rrenga shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa Skënderbeu arriti të shkurtonte në 1-3 falë rrjetës nga Flavio Shkëmbi. Në fund për të kuqtë shënoi edhe Neid Banushi për shifrat përfundimtare 4-1. Partizani U19 la pas 4 pikë moshatarët e Laçit. Sezonin e kaluar në Championsin për të rinj ishte Skënderbeu, ndërsa edicionin që vjen këtë përgjegjësi do ta kenë skuadra kryeqytetase. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!