Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Armeni.
- Në nisje të tij, i pyetur nga mediat, Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të plotë të Europës për sigurinë e kontinentit.
- “Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta.
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Armeni. Në nisje të tij, i pyetur nga mediat, Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të plotë të Europës për sigurinë e kontinentit. “Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama. “Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, shtoi Rama.