BE: Nuk mungon nafta për avionë/ Thirrje turistëve: Vazhdoni me planet për pushime e…

BE: Nuk mungon nafta për avionë/ Thirrje turistëve: Vazhdoni me planet për pushime e…

Pikat kryesore

  • Ky koment u bë nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, ndërsa ministrat e transportit të bllokut u takuan në Qipro.
  • Tzitzikostas këmbënguli se deri më sot nuk ka shenja të mungesës së furnizimit me karburant për avionë dhe shtoi se blloku do të paraqesë një plan javën e ardhshme për të adresuar këtë rrezik.
  • Ai gjithashtu u bëri thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mos përmbahen nga planifikimi i udhëtimeve dhe pushimeve.

Bashkimi Europian u bëri thirrje turistëve dhe udhëtarëve që të vazhdojnë me planet e tyre të pushimeve dhe udhëtimeve, duke thënë se nuk ka mungesë karburanti për avionë dhe se ata do të mbrohen në rast se do të ketë ndonjë ndërprerje. Ky koment u bë nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, ndërsa ministrat e transportit të bllokut u takuan në Qipro. Tzitzikostas këmbënguli se deri më sot nuk ka shenja të mungesës së furnizimit me karburant për avionë dhe shtoi se blloku do të paraqesë një plan javën e ardhshme për të adresuar këtë rrezik. Ai gjithashtu u bëri thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mos përmbahen nga planifikimi i udhëtimeve dhe pushimeve. Tzitzikostas theksoi se nëse qytetarët europianë ose turistët potencialë nga vendet e treta nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt për të rezervuar udhëtimet dhe pushimet e tyre, një krizë do të godasë më shpejt nga sa mendohet dhe kjo duhet të shmanget. Pak kohë më parë drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol paralajmëroi se Europës i kishin mbetur shumë pak javë furnizim të karburantit të avionëve. Disa linja kanë pezulluar ose anuluar qindra fluturime, megjithatë Brukseli zyrtar ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se blloku nuk është në mes të një krize. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Largimi i Emirateve Arabe nga OPEC, analistët parashikojnë ulje të ndikimit të organizatës në tregje Guyana, shteti që po fiton nga lufta/ Të ardhurat nga shitja e naftës janë dyfishuar, arrijnë në 623 milionë dollarë në javë OKB: Dhjetëra ekzekutime dhe mijëra arrestime në Iran

Lini një Përgjigje