BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë. Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online. “Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera. Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete Kusari: Mosraportimi i takimit të Avokatit të Popullit me redaktorët e larguar nga ekrani, dëshmi e censurës në RTK BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit
BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro