Bardhi, tre gola në Turqi/ Ish-kapiteni i Partizanit, hero në përballjen e Ligës së Parë

Bardhi, tre gola në Turqi/ Ish-kapiteni i Partizanit, hero në përballjen e Ligës së Parë

Pikat kryesore

  • Vazhdimisht ka qenë titullar, por festën e duhur e bëri vetëm tani.
  • Jurgen Bardhi po kalonte një sezon të vështirë në Ligën e Parë të Turqisë, por ndoshta kjo do të ndryshojë pasi në sfidën e fundit ishte heroi kryesor.
  • Ish-kapiteni I Partizanit shënoi 3 gola në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Umranijespor arriti në shtëpi ndaj rivalit Adanaspor.

Vazhdimisht ka qenë titullar, por festën e duhur e bëri vetëm tani. Jurgen Bardhi po kalonte një sezon të vështirë në Ligën e Parë të Turqisë, por ndoshta kjo do të ndryshojë pasi në sfidën e fundit ishte heroi kryesor. Ish-kapiteni I Partizanit shënoi 3 gola në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Umranijespor arriti në shtëpi ndaj rivalit Adanaspor. Një sukses I merituar dhe jetik për fatin e ekipit në kategorinë e dytë të Turqisë, dhe Bardhi realizoi rrjetën për 1-0 që në minutën e tretë, pastaj për 3-0 në 29’, si dhe vulosi rezultatin 5-0 në 75’. Natyrisht, mesfushori sulmues pati edhe mundësi të tjera dhe u dallua në mbështetje të lojës offensive të vendasve. Këto ishin tre goditjet e para të sakta për talentin që u krijua në Akademinë e Partizanit dhe u largua nga të kuqtë në 2021. Në total, në Turqi, ai ka 151 ndeshje në të cilat ka 13 rrjeta dhe 22 asiste, pra mund të thuhet se ka qenë I dalluar, edhe pse jo në Superligë. Gjithsesi, Bardhi dhe shokët e tij duhet të luftojnë shumë më tepër se kaq, pasi Umranijespor rrezikon të bjerë në kategorinë e tretë. Skuadra e shqiprtarit është në vendin e 16-të nga 20 ekipe gjithsej, me 21 pikë, shumë pranë zonës që të zbret nga kategoria./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Muçi nuk di të ndalet/ Tjetër gol me Trabzonspor, në barazimin 3-3 kundër Besiktas Berisha kundër Bardhit për avokatin/ Kreu i PD: Ta gezojë Rama avokatin, kërkoj falje për firmat Ernest Muçi bën “fenomenin”/ Shqiptari nuk ndalet më së shënuari në Superligën turke

Lini një Përgjigje